Mirësevini në Pastiçeri Mon Amour

Çdo gjë është e freskët, çdo ditë nga e para! Jemi duke të pritur ty!

Historia e Mon Amour fillon në vitin 2007, me një ëndërr të thjeshtë por me ambicie të madhe: të krijohej një vend ku çdo ëmbëlsirë të kishte shpirt dhe çdo shije të rrëfente një histori. Frymëzimi vinte nga traditat e pastiçerisë evropiane, por edhe nga përkushtimi i një familjeje me eksperiencë dhe pasion për artin e ëmbëlsirave.

Dyqani i parë u hap në zemër të kryeqytetit, në rrugën e Barrikadave, dhe shumë shpejt fitoi vëmendjen për ëmbëlsirat artizanale, cilësinë e lartë dhe përkushtimin ndaj detajeve. Sot, ne jemi krenarë të mirëpresim klientët tanë në katër pika të ndryshme në kryeqytet, ku secila ruan të njëjtin standard cilësie, elegancë dhe shërbim mikpritës që na ka dalluar që nga dita e parë.

Pas shumë vitesh pune dhe përvoje në Greqi, familja Sila solli në Tiranë një koncept të ri për pastiçeritë, duke themeluar “Mon Amour” si një vend ku eleganca dhe shija bashkëjetojnë në harmoni..

Tradita që jeton në çdo shije

Çdo recetë, çdo detaj dhe çdo shërbim që ofrojmë, është një ftesë për t’u bërë pjesë e historisë sonë – një historie që vazhdon të shkruhet me çdo shije të re që sjellim në jetën tuaj.